Nga politikat sociale, tek administrata dhe komisariatet, ku shkelen më shumë të drejtat e njeriut?

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 22:36 | Aktualitet
Nga politikat sociale, tek administrata dhe komisariatet, ku shkelen më

Nga politikat sociale, te shpopullimi deri te kushtet në komisariate e burgje, Avokatja e Popullit nuk vëren aspak përmirësim të zbatimit të të drejtave të njeriut, ndërsa përgjegjësinë ia faturon politikës në vend. Në intervistën më Merita Haklajn ajo renditi disa nga problematikat më të mëdha. Sipas saj problemi kryesor është me administratën publike, për të cilën janë edhe ankesat më të mëdha, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Nuk ka përmirësim në lidhje me cilësinë e zbatimit të të drejtave të njeriut, por problemi kryesor është kriza  e madhe politike në vend. Roli thelbësor që duhet të luante parlamenti dështoi, pasi  forcat politike nuk përfaqësonte popullin opozita nuk kishte përfaqësues dhe ata njerëz ishin të qartë që ishin si disa persona që u ra fati për shkak të bojkotit. kjo solli deformim të mekanizmave te kontrollit e balancave, mbivendosur dhe pandeminë e përkeqësoi zbatimin e të drejtave të qytetarëve. Pandemia e tërmeti përkeqësoi zbatimin e të drejtave, por problemi thelbësor dhe i vërtetë është se mentaliteti i administratës shqiptare ka mbetur i atij që ka të drejtë versus atij po i lutet të marrë një të drejtë. Ne nuk do të arrijmë një administratë në funksion të qytetarit nëse nuk e kuptojnë që çdo persona ty është për t’i realizuar një shërbim dhe jo t’ia japë kujtdo që dëshiron atë të drejtë. Disa nga masat si digjitalizimi apo ulja e barrierave e përmirësojnë dhe e largojnë nga individi dhe e uniformizojnë. Dhe prapë nuk ruajtëm elementin njerëzor atë të adresimit të ankesave. Ankesat më të forta vazhdojnë të mbeten tek administrata publike se fusha është e gjerë dhe për ne parësore është të adresojmë zbatimin e gabuar të ligjit. Ka një numër të madh çështjesh vjet ishin 800 e ca raste që janë zgjidhur nga administrata në nivel lokal e qendror pa pasur nevojë për të bërë rekomandim. Ne kemi përgjigje të mirë nga administrata publike. Shqetësimi vjen kur ka qëndrime në shkelje të të drejtave të njeriut që bëhen për shkak të një politike të caktuar qeveritare. aty kemi hasur mos bashkëpunim nga administrata për trajtim dhe disa nga këto rekomandime nuk janë zbatuar si protesta e qytetarëve për shpronësimet. Shqipëria po penalizohet nga gjykata e Strasburgut për mos adresim të problemeve”.

Dhe këtu përmendi rastin e shpronësimeve të banorëve të 5 majit, ku pavarësisht vendimit të këshillit të ministrave nuk u zbatua procedura e duhur.

 “Shqetësimi vjen kur ka qëndrime në shkelje të të drejtave të njeriut që bëhen për shkak të një politike të caktuar qeveritare. Aty kemi hasur mos bashkëpunim nga administrata për trajtim dhe disa nga këto rekomandime nuk janë zbatuar si protesta e qytetarëve për shpronësimet. Shqipëria po penalizohet nga gjykata e Strasburgut për mosadresim të problemeve. Kemi bërë rekomandim për zonën e5 m ajit, kemi identifikuar të gjitha problematikat që ka pasur zbatimi i kësaj politike që është procesi i rindërtimit. Dhe aty është evidentuar qartësisht sesi IMT ka vepruar në kundërshtim dhe duke cenuar të drejtën e qytetarëve. Pavarësisht se shtëpia ishte në pronësi të ligjshme të gjithë përfituan dëmshpërblim në ndryshim nga unaza e re. Nga zbatimi i VKM si u garantuan të drejtat e qytetarëve rezultoi se i trajtuan pa kujdes dhe personat u vunë para faktit të kryer brenda afateve të papërshtashme kohore, pa u dhënë bonusin dhe pa u krijuar një proces ankimor. Mënyra si IMT hyri në veprim me një shkresë të bashkisë së Tiranës kjo për mua është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut pavarësisht se ka një vendim për zbatimin e Këshillit të Ministrave duhen ndjekur një sërë procesesh para këtij vendimi”.

Një tjetër problem që Ballanca ka vërejtur gjatë mandatit të saj është mos përcaktimi i minimumit jetik, ku apelon për ndryshim rrënjësor të politikave sociale.

“Nuk e ka përmirësuar ndjesinë e qytetarëve për ndihmën ekonomike. Kontribuojmë në buxhet me vlerën më të vogël nga të gjithë vendet e rajonit. Çështja e minimumit jetik duhet parë me prioritet, duhet të ndryshojë tërësisht politika sociale. Ka pasur dy ndërhyrje për 3 muaj gjatë pandemisë dhe 6 muajve të 2021 me dyfishim dhe kjo ishte pozitive. E kemi rritur thotë qeveria. Vlera e ndihmës ekonomike është 8800 lekë, por as 1 % nuk merr mesatar është 5400 lekë për familje që është një vlerë e pabesueshme ata nuk arrijnë dot të jetojnë me këtë vlerë. Ne nuk kemi përcaktuar minimumin jetik se kërkon shumë para në buxhet edhe është evidente që qeveria nuk i ka këto para. Por ky duhet të jetë proces i drejtë dhe të kemi një projeksion”.

Largimi i të rinjve dhe krahut të punës është një tjetër shqetësim  për Avokaten  e Popullit e cila sugjeron politika për të zhvilluar vendin, pasi po shtohet klasa te të varfërve dhe po zvogëlohet ajo e të pasurve, ndërsa sipas saj shtresa e mesme është më e cenuar.

“Ne kemi problem të madh që do të thellohet që nuk mbajmë dot të rinjtë dhe krahun e punës se nuk kemi politika për ta zhvilluar vendin për ta bërë interesant. Numri i personave të pasur zvogëlohet dhe rritet numri i të varfërve. Politikat fiskale që ndjek qeveria taksimi është drejtuar për të cenuar klasën e mesme se ajo është baza më e madhe dhe ajo po varfërohet dhe taksat më të mëdha po vendosen ën këtë bazë. Ne vazhdojmë të jemi vendi në rajon me % më të vogël buxheti për çështjet sociale dhe për shpenzimet që bëjmë për ligjvënien, edhe parlamenti është më i ulëti në Ballkan se jemi ekonomia më e dobët. Nuk shoh këtë rritje ekonomike që flitej dje në parlament”.

Ballanca foli edhe për sigurinë në komisariate dhe burgje që sipas saj asnjë prej komisariateve të Tiranës nuk plotëson kushtet minimale që vetë shteti ka përcaktuar.

“Që nga 2017 ka pasur një problem shumë të madh me cilësinë e dhomave të sigurimit. Ka pasur përmirësime, po jo investime që ndyshojnë thelbësisht cilësinë e dhomave ne komisariate në burgje ka kushtet më të mira se në komisariate. Në komisariate flenë në dyshek që janë përdorur dhe nga të tjerë nuk lejohen çarçafët. Kushtet higjienike nuk janë të mira,  numri i personave është shpesh mbi kapacitete. Dhe nuk është një ditë. Asnjë prej komisariateve të Tiranës nuk plotëson kushtet minimale për t’i pasur këta persona në kushtet që vetë shteti ka përcaktuar.  Pas tërmetit arrestimet ishin tej kapaciteteve dhe ata nuk qëndronin dot në këmbë”.

Nga monitorimet ajo ka vërejtur se në letër gjithçka është në rregull kurse në realitet është e kundërta. Dhe kjo sipas saj është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut. Këtu sjell rastin e burgut të Zaharisë.

”Shqipëria është e monitoruar në nivel ndërkombëtar në 2018 ata shkuan në disa komisariate, dhe e panë që blloku i sigurisë nuk po ndërtohet dhe thanë se duhet të mbylleshin në Tiranë e Elbasan. Në 2019 Shqipëria mbylli disa komisarit nr. 1, situatë e nxehtë në burgun e Zaharisë, e vendosi në letër në konservim që do largonin nga kushtet çnjerëzore dhe pati disa masa. Por që nga ai moment burgu i ri dhe dhomat e reja të sigurisë po ndërtohen dhe këto janë përfunduar por ka pasur disa probleme në kushtet e sigurisë dhe prandaj policia nuk i merr në dorëzim dhe ne kemi rekomanduar daljen para përgjegjësisë së këtyre personave. Kemi 6 muaj që qytetarët nuk marrin shërbimin. Nuk ka studim të qartë sa nevoja do kemi ne për të adresuar këto problematika, mbyllja në letër është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut dhe tregon fytyrën e tmerrshme të administratës që realiteti nga letra ndryshon. Numri i të burgosurve në burgun e Zaharisë u rrit në mënyrë konstante. Në  letër për qeverinë ishte në rregull por në realitet ishte diçka tjetër. Që nga 2018 kemi premtime”.

Ballanca sugjeron vendosjen e mekanizmave parandalues.

“Policia ka shumë raste kur e kam menaxhuar siç duhet situatën dhe ka raste jo. Çelësi vazhdon të mbetet vendosja e mekanizmave parandalues të jetë transparente te jete monitoruar të ketë kamera brenda dhe në hyrje të komisariateve dhe makinat e policisë ne kemi bërë rekomandim se numri më i madh i dhunës ndodh sa kapen dhe deri në komisariat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos