Aksident në Fier, transportohet në spital drejtuesi i biçikletës

Nga Çaku Tafa
12 Tetor 2026, 09:01 | Kronikë

Aksident në Fier, transportohet në spital drejtuesi i

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit. Një automjet është përplasur me një biçikletë, duke bërë që drejtuesi i saj të bjerë në tokë dhe të pësojë lëndime trupore.

I lënduari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në këtë aks me fluks të lartë qarkullimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos