Aksident në Lushnjë, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit

Nga Çaku Tafa
12 Tetor 2026, 09:30 | Kronikë

Aksident në Lushnjë, përfundon në spital drejtuesi i

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Plasmasit në Lushnjë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 840 DE, dhe një motomjet me targa AA 818.

Përplasja ka ndodhur në pjesën e brendshme të rrethrrotullimit, ku, sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur nga pas drejtuesin e motomjetit, i cili është rrëzuar në tokë dhe ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos