Momenti i shpërthimeve në aeroportin e Riadit

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 09:34 | Kapur në kamera

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga Arabia Saudite të dielën tregojnë momentin e sulmit në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, ku si pasojë e shpërthimeve të shtunën humbën jetën 13 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Në pamje shihen pasagjerët duke pritur në radhë, apo duke kaluar përmes pikës së kontrollit, pak çaste para shpërthimit. Pas shpërthimit, njerëzit shihen teksa, të tmerruar, përpiqen të gjejnë vende ku të strehohen, përcjell A2 CNN. Autoriteti Saudit i Aviacionit Civil njoftoi se operacionet në aeroport u pezulluan pas sulmit të 10 tetorit.

Huthit në Jemen, të cilët janë të rreshtuar me Iranin, morën përgjegjësinë për sulmin e së shtunës. Aeroporti mbetet i mbyllur që prej sulmit, megjithëse një konferencë ndërkombëtare për energjinë, e planifikuar prej kohësh, u zhvillua të dielën në Riad, sipas programit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos