
Për përfaqësuesin e Biznesit Nikolin Jaka rritja e rritja e çmimeve nuk e shpëton dot qytetarin e varfër dhe sipërmarrjen. I ftuar në A2 Business ai tha se sipërmarrja private ka 6 muaj që vuan rritjen e çmimeve në të gjithë industrinë prodhuese.
“Sipërmarrja private ka 6 muaj që vuan rritjen e çmimeve në të gjithë industrinë prodhuese dhe të qarkullimit të mallrave plastika, kartoni, hekuri ka rritje mbi 50% dhe tashmë përballemi me një rritje tjetër që sipërmarrja shqiptare ka çmimin më të lartë të rajonit aktualisht. Qeveria shqiptare duhet të na japë mundësinë e tryezave të ekspertëve për të gjetur rrugën më të mirë të mundshme për të dalë nga kjo krizë se kemi energjinë karburantin gazin”.
Jaka thekson se shumica e sipërmarrjes po i mban produktet me humbje, në kosto fikse për të qarkulluar paranë. Ai sugjeron hartimin e një strategjie afatgjatë për të përballuar krizën aktuale dhe minimizuar efektet.
“Shumica e sipërmarrjes po i mban produktet me humbje në kosto fikse thjesht po bën qarkullimin e parasë. Çmimet për konsumatorin dhe sipërmarrja do të pësojnë rritje dhe ti nuk e shpëton dot më qytetarinë varfër dhe nuk shpëton dot sipërmarrja. Duhet të hartohet strategji afatgjatë si do përballojmë krizën aktuale dhe me c’skenarë do operojmë për të minimizuar efektet”. (A2 Televizion)