Covid-19 krijoi kushtet për zhvillimin e ndërmarrjeve “Start-up”, por mungon mbështetja

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 12:47 | Ekonomi
Covid-19 krijoi kushtet për zhvillimin e ndërmarrjeve

Pandemia Covid-19 solli pasiguri ekonomike e njëherazi mundësi për krijimin dhe rritjen e bizneseve fillestare të profilizuara dhe inovatore, të njohura ndryshe si Start-Up-e.

Si një përgjigje ndaj krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike, individë të ndryshëm sollën në treg produkte dhe shërbime për të mbushur “gropat” e krijuara nga pandemia.

“Një nga rastet është doktori në distancë, ka ekzistuar me anë të telefonisë, me pandeminë vendet e zhvilluara zhvilluan produkte që mund t'i vendosje në trup dhe në distancë të matej temperatura e oksigjenimi. Kjo shpikje filloi të merrte jetë gjatë pandemisë”, thotë eksperti Erald Pashaj.

Po pjesa më e madhe e Start-Up-eve në Shqipëri dështojnë. Disa ngecin në “fazën e idesë” ndërsa të tjera në zhvillim e sipër. 

Po cilët janë faktorët që çojnë në shpërbërje iniciativat e veçanta e njëherazi të brishta?

“Faktori numër një është mosnjohja mirë e tregut, është një ide që implementohet dhe nuk rezulton e suksesshme, mund të jetë dhe kërkesa e tregut që mund të mos jetë shumë e lartë që një produkt të eksportohet jashtë vendit. Vetëm një në 10 nga ndërmarrjet e reja start –up arrin të ketë sukses”, thotë studiuesja e ekonomisë Dorela Beqaj.

Aktualisht qeveria ka vendosur një fond prej 2 milionë euro në dispozicion të sipërmarrësve të rinj. Sipas programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, buxheti në mbështetje të Start-Upeve do 5-fishohet duke arritur në 10 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos