
Është sërish ajo periudhë e vitit, kur Hollvudi zbret në qytetin lagunë të Venecias. Edicioni i 78 i festivalit të filmit çeli siparin të mërkurën, duke mirëpritur yjet e kinemasë ndërkombëtare, që vitin e kaluar e kishin braktisuar atë, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Organizatorët shpresojnë që përmes një protokolli strikt kundër koronavirusit do të mbajnë larg telashet nga maratona 11-ditore kinematografike. Sallat ku do të ekranizohen filmat po operojnë me kapacitet të përgjysmuar, dhe një mur bllokon pamjen në tapetin e kuq, për të shmangur grumbullimin e turmave jashtë Palazzo del Cinema për një autograf. Maskat, dëshmia e vaksinimit apo testi negative janë të nevojshme për të marrë pjesë në evente.
Filmi “Parallel mothers’’ i regjisorit spanjoll Pedro Almadovar, çel festivalin më të vjetër në botë I cili gjithashtu afirmon pretendentët për Oskar, në prag të sezonit të cmimeve. Protagoniste është Penelope Cruz, në rolin e një prej dy nënave single që lindin në të njëjtin spital. Mes titujve të tjerë në garë për luanin e artë është The Poëer of the Dog të Jane Campion's, ku Benedict Cumberbatch është në rolin e një pronari ferme që përndjek një vejushë të intepretuar nga Kirsten dunst.
Kristen Stewart shndërrohet në princeshën popullore Diana, në filimin më të ri ‘’Spencer”’. Pjesë e jurisë së këtij viti janë Chloe Zhao, regjisore e filmit fitues të vitit të kaluar, Nomadland, që më vonë fitoi edhe Oskar, dhe korano jugori Bong Joon-ho, filmi I të cilit, Parasite është vlerësuar gjithashtu me cmim Oskar. (A2 Televizion)