Nis kryengritja? Kërkohet dorëheqja e Putinit në Rusi

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 20:37 | Bota
Nis kryengritja? Kërkohet dorëheqja e Putinit në Rusi

Këshilltarë nga 18 distrikte lokale në Moskë, Shën Petersburg dhe Kolpino kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin, sipas një peticioni nënshkrimesh të postuar në Twitter gjatë ditës së hënë.

“Ne, këshilltarë komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e presidentit të saj Vladimir Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe të qytetarëve të saj. Ne kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i Presidentit të Federatës Ruse”, shkruhet në peticionin e postuar nga këshilltarja Ksenia Thorstrom.

Peticioni vjen pas zgjedhjeve të para rajonale dhe komunale në Rusisë që nga fillimi i luftës, të cilat sollën një fitore gjithëpërfshirëse për kandidatët pro-Kremlinit.

Këshilli i distriktit të Lomonosovsky në Moskë gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Putinit, duke thënë se pikëpamjet dhe modeli i tij qeverisës janë të vjetruara dhe pengojnë zhvillimin e Rusisë dhe potencialin e saj njerëzor.

Javën e kaluar, deputetët e komunës Smolninskoye të Shën Petersburgut i bënë thirrje Dumës Ruse që të ngrejë akuza për tradhti kundër Vladimir Putinit. Disa prej tyre tani përballen me akuza për diskreditim të ushtrisë ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos