Nisin përplasjet e para në BE për çështjen e Ukrainës

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 18:07 | Bota
Nisin përplasjet e para në BE për çështjen e

Më 8 prill, teksa udhëtoi në Kiev, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, i dorëzoi me ceremoni presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një pyetësor për ta plotësuar, si pjesë e procesit të gjatë të anëtarësimit në BE, duke i dhënë mundësinë e një hapi të rëndësishëm Ukrainës.

Megjithatë, në BE duket se tashmë kanë dalë zërat e parë kundër anëtarësimit të Ukrainës. Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, ka thënë këtë të diel se Kievi nuk duhet të bëhet pjesë e bllokut prej 27 vendesh, por duhet të gjenden rrugë të tjera alternative për të zhvilluar lidhjet BE-Ukrainë.

Kievi ka reaguar menjëherë duke mos i pritur aspak mirë këto komente, ndërsa i quajti “strategjikisht dritëshkurtra". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos