Sulmohet me thikë një prift në Francë

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 15:34 | Bota
Sulmohet me thikë një prift në Francë

Një prift është sulmuar me thikë në një kishë këtë të diel në qytetin francez të Nice-s.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili ka thënë në llogarinë e tij në Tëiter se jeta e priftit nuk është në rrezik, ndërsa policia ka arrestuar autorin, i cili dyshohet se është me probleme mendore.

Sulmi ka ndodhur në ditën kur francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryetari i qytetit të Nice-s, Christian Estrosi, ka thënë se autori ka pasur probleme mendore dhe se nuk është i lidhur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Mediat lokale kanë thënë se sulmuesi është 31-vjeçar dhe nuk ka dyshime për lidhje terroriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos