Një bodybuilder femër sfidon paragjykimet në Egjipt

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 13:10 | Sporte të tjera

Dina Abdel Maksoud arriti të fitojë mbi gjithçka, edhe paragjykimet në vendlindjen e saj për t’u shpallur kampion në një turne botëror.

Në një vend ku ky sport shihet si pronë e burrave, 21-vjeçarja ka kaluar tetë vite duke u stërvitur me hekura për të sfiduar normat shoqërore. Ajo kalon mesatarisht dy orë në ditë në palestër dhe dyfishin e kohës kur afrohen kompeticionet.

Në tetor ajo fitoi medaljen e artë në dy gara të zhvilluara në Ukrainë. “Nëse stërvitesh për bodybuilding mund të realizosh ëndrrat e tua. Nëse një grua stërvitet shumë, ajo mund të bëhet më e fortë se më i forti mes burrave. Kështu që mos lejoni askënd t’ju thotë se çfarë mund të bëni apo nuk mund të bëni”, tha ajo në një intervistë për Reuters. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos