Një burrë në Irlandë është xhiruar duke thyer dhjetëra shishe uiski dhe vere në një supermarket. Arsyeja e tërbimit të tij ishte se i ishte kërkuar që të vendoste maskën.
Klipi i regjistruar në Drogeda tregon 33-vjeçarin duke hedhur në tokë pijet alkoolike.
Personi që xhiroi videon dhe e hodhi në rrjetet sociale tha: “Një ditë shumë e trishtë. Ishte e vështirë të shikoje të gjithë ato shishe uiski dhe verë që shkuan dëm”. (A2 Televizion)