Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, i pret në tryezën online

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2026, 08:55 | Politikë

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, i pret

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit. Këtë herë ai nuk ka nxjerrë tryezën e gurtë para godinës së kryeministrisë, por ka ndarë me ndjekësit link-un e platformës së re, folmekm.al, të cilën e prezantoi të premten.

“Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë ”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Fol me Kryeministrin” u prezantua nga Kryeministri Edi Rama, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë, shkruan A2.

Duke iu referuar klimës së protestave, Rama tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos