
Një statujë për sportisten më të suksesshme të Kosovës. Kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi, nderohet në mënyrën më të mirë të mundshme në qytetin e saj të vendlindjes, në Pejë.
Është Federata Botërore e Xhodus, ajo që ka zgjedhur pikërisht Majlinda Kelmendin për të patur një monument si e vetmja sportiste shqiptare, që ka arritur një medalje të artë në Lojërat Olimpike.
Sportistja 28-vjeçare, është gjithashtu kampione e dyfishtë e botës, ndërsa ka fituar 2 herë edhe Kampionatin Evropian të xhudos. (A2 Televizion)