Ministrja Olta Xhaçka dha një shpjegim për gazetaret për tëitter-in e Ministrisë që ajo drejton mbi mbarimin e mandatit të ambasadores amerikane dhe procedurat e zëvendësimit. Sipas ministres së jashtme, ishin të detyruar ta bënin atë reagim për t'u prerë rrugën atyre që i quajti thashetheme të opozitës, se socialistët po sulmonin ambasadoren Kim. Xhaçka së bashku me kryenegociatoren Majlinda Dhuka u ndalen dhe në sfida të tjera të rrugës sonë drejt BE-së dhe marrëdhënieve me fqinjët. (A2 Televizion)
Njoftoi largimin e Kim, ministrja e Jashtme Xhaçka ia hedh fajin opozitës
