Nuk dinte ta ngiste, shkatërron supermakinën klasike prej 600 mijë eurosh

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 20:06 | Lifestyle

Një burrë ka shkatërruar një supermakinë klasike, të cilën sapo e kishte blerë për rreth 600 000 euro, për shkak se nuk dinte ta ngiste.

50-vjeçari Robert J. Guarini, nga Florida, kishte bërë ofertën më të lartë në ankand për një Ford GT të vitit 2006, por e përplasi me një pemë sapo doli nga shtëpia.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi burri amerikan ngatërroi marshet, duke qenë se nuk ishte mësuar me marshet manuale.

Vetë Guarini sqaroi se nuk rrezikoi jetën e askujt, pasi po ecte ngadalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos