Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, proteston kundër deklaratës së misionit të NATO-s në Kosovë, se nuk do të lejojë ngritjen e barrikadave në veri. Numri një i Beogradit sugjeroi se misioni po tregohej i njëanshëm dhe tha se gjatë dy ditëve të ardhshme do t’i dërgonte një letër, për të kundërshtuar qëndrimin lidhur me tensionet për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve. (A2 Televizion)
Nuk do të lejojmë ngritjen e barrikadave, Vuçiç i kundërvihet NATO: Po keqtrajtoni serbët
