
Një ditë më parë, mediat spanjolle raportuan se futbollisti i Juventusit, Paulo Dybala, vijon të jetë i prekur nga Covid-19, edhe pas tamponit të katërt.
Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar e dashura e futbollistit argjentinas, duke rrëzuar këtë lajm. “Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja”, tha Oriana Sabatini.
Më tej, ai u shpreh se nuk e di nga ka dalë lajmi i një dite më parë. “Natyrisht nuk e dimë se nga erdhi lajmi, nga ne jo. Siç e kemi deklaruar publikisht pozitivitetit tonë, me qetësi do të themi edhe negativitetin tonë”, tha ajo për median argjentinase Canal 9.
Oriana Sabatini tregon më tej se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, ndërsa shprehet se ajo ka rezultuar negative, por thotë se ende nuk janë të sigurt dhe do të kryejnë sërish testim. (A2 Televizion)