
Mjeku Pëllumb Pipero, në një video-mesazh, mesditën e sotme foli në lidhje me gjendjen e personave që ndodhen të shtruar në spital, të prekur me koronavirus.
Pipero bëri të ditur se një pacient pësoi vdekje klinike mëngjesin e sotëm, por është rikthyer në jetë edhe pse në gjendje të rëndë.
“Situata është shumë dinamike, sa i takon rasteve të reja, ndjekjes së rasteve të shtruara. Kemi më shumë se 40 të shtruar, secili me problematikën e tij. Kemi raste që janë mirë, raste të rënda, dhe shumë të rënda. Njëri nga rastet ka bërë vdekje klinike e cila zgjati. Fatmirësisht u rikthye në jetë, por vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.
Më tej, ai i bëri thirrje edhe njëherë tjetër qytetarëve të jenë të duruar duke qëndruar në shtëpi. (A2 Televizion)