
Nuk ka surpriza në ndeshjet e sotme të vlefshme për kualifikueset në Euro 2020.
Italia ndëshkoi siç pritej Finlandën me një gol për çdo pjesë, duke filluar mirë me golin e Barella në minutën e 7-të, që dyfishohet nga talenti juventin Kean në minutën e 74-të, që çliroi italianët nga presioni i fitores.
Në të njëjtin grup, Bosnja arrin fitoren 2-1 me golat e Crunic dhe Milosevic, duke bërë të kotë realizimin e penalltisë në minutën e fundit nga ylli armen Mkhitaryan.
Fiton edhe Greqia, 0-2, në një ndeshje të lehtë në Liechtenstein, me golat e Fortounis dhe Donis.
Spanja ndërkohë vuan kundër Norvegjisë, edhe pse kalon në avantazh me Rodrigon në minutën e 16-të. Por Joshua King i bën të heshtë 40mijë spektatorët në Valencia, kur barazon rezultatin (65’).
Por më pak se 10 minuta më vonë është karakteri i Sergio Ramos që mundëson iberikët të fillojnë mbarë rrugëtimin e kualifikimit, ku Suedia mundi Rumaninë 2-1, i njëjti rezultat i fitores historike të Maltës ndaj Ishujve Faroe.
Zvicra dominoi ndërkohë Gjeorgjinë në Tblisi me rezultatin 0-2, ndërkohë që Irlanda mori pikët e detyruar me Gjibraltarin me sforcon minimale, 0-1. (A2 Televizion)