
Starton Botërori 2019 i Formula 1. Valtteri Bottas është fituesi i garës së parë sezonale, Çmimit të Madh të Australisë.
Piloti finlandez ishte i jashtëzakonshëm në pistë teksa e mbylli garën 20 sekonda përpara shokut të skuadrës, Lewis Hamilton, i cili u rendit i dyti.
Vetëm vend i katërt për Sebastian Fetel që humbi një pozicion nga starti garës, ndërkohë që pas tij u rendit piloti tjetër i Ferrarit, Charl Leklerk.
Podiumi i Australisë u plotësua nga Max Verstappen, i cili e mbylli garën në vendin e tretë. Gara e ardhshme zhvillohet pas dy javësh në Bahrein. (A2 Televizion)