“Nuk keni votuar gjenocidin serb në Kosovë”, Berisha: Rama, vasal i Vuçiçit

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 11:23 | Politikë
“Nuk keni votuar gjenocidin serb në Kosovë”, Berisha:

Sali Berisha kritikoi Parlamentin, duke i kujtuar se nuk ka votuar ligjin për gjenocidin serb në Kosovë.

“Kosovën e kam uruar për pavarësinë më herët. Nuk e uroj këtu në Parlament, pasi ju nuk e votuat ligjin për gjenocidin serb në Kosovë, në një akt të shëmtuar antikombëtar. Nuk mund ta uroj me ju, sepse kreu juaj (Edi Rama) është një vasal i Vuçiçit, që lobon për të në SHBA dhe sulmon Sali Berishën”, tha ish-kryeministri.

Më tej, Berisha tha se “sipas raportimeve të mediave, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Itali, Francë, Holandë etj., kanë identifikuar lidhje të shumta të krimit të organizuar shqiptar me zyrtarë shtetërorë: ministra, drejtorë, gjyqtarë e prokurorë”.

https://a2news.com/2022/02/17/vjedhje-klasike-me-ne-krye-ramen-berisha-flet-ne-kuvend-per-inceneratoret/

Jashtë Parlamentit, Berisha dha të tjera detaje nga denoncimi i tij: “Nga hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narko-shtetit po dridhen si në një tërmet. Ju garantoj se në ato përgjime, ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish, e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim shumë të rëndësishëm në betejën kundër narkoshtetit. U bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur, sikundër i bëj thirrje antimafias italiane në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transatlantik të mafias të hetojë me të gjithë potencialet e saj aferën e inceneratorëve në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos