
Një shofer italian autobusi që nuk ndihej mirë ka përhapur panik në Francë, pasi arriti në stacionin e Lionit nga Italia, vendi ku kanë vdekur 6 persona nga koronavirusi.
Policia franceze konfiskoi autobusin që vinte nga Milano pasi shoferi kishte shumë kollë.
Pasi ndenjën për dy orë në autobus, të gjithë pasagjerët u lejuan që të zbresin, por u futën në karantinë në stacionin e autobusit, ndërkohë që shoferi u dërgua në spital për t’u kontrolluar nëse ishte prekur apo jo nga koronavirusi.
Frika në Lion vjen disa orë pasi një pasagjer italian u ndalua nga autoritetet në Mauricius nga frika e virusit, ndërkohë që dhjetra të tjerëve iu dhanë dy zgjidhje: të ktheheshin në shtëpi ose të hynin në karantinë. (A2 Televizion)