
Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të ndalojë sot importimin e naftës dhe gazit natyror të Rusisë për në Shtetet e Bashkuara. Lajmi raportohet nga CNN që citon tre burime afër Shtëpisë së Bardhë.
Uashingtoni do ta marrë këtë vendim pa aleatët Europianë, për shkak të mosmarrëveshjeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare të BE lidhur me sanksionet ndaj sektorit energjetik të Rusisë.
Kundërshtimet më të mëdha vijnë nga Gjermania, Hungaria dhe Bullgaria. Vendimi I administratës Biden do të zyrtarizohet gjatë pasdites. Ai vjen mes një presioni të madh në politikën e brendshme amerikane që I kërkojnë presidentit të dënojë më ashpër pushtimin rus të Ukrainës. (A2 Televizion)