Nunez te Liverpool për 100 milionë euro

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 15:29 | Futboll
Nunez te Liverpool për 100 milionë euro

Darwin Núñez është futbollist i Liverpool. Transferimi i sulmuesit u konfirmua nga Benfica.

Klubi portugez njoftoi se uruguajani u shit për 75 milionë euro, por vlera e përgjithshme e operacionit mund të arrijë shifrën e 100 milionë eurove.

Në këtë mënyrë, Núñez bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpool. 22-vjeçari do të vendoset në dispozicion të trajnerit Klopp prej 1 korrikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos