
Numri i personave të prekur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u rritur me ritme mjaft të shpejta.
Deri tani, në SHBA janë konfirmuar mbi 46 mijë persona, ndërsa të hënën, u shënuan mbi 100 viktima, duke vendosur rekord të zi që prej shpërthimit të epidemisë në këtë vend.
Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se në 24 orët e fundit, 85 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë regjistruar vetëm në Evropë dhe në SHBA.
Ai thekson se Shtetet e Bashkuara mund të jenë epiqendra e radhës e koronavirusit, i cili u ka marrë jetën deri tani mbi 17 mijë personave. (A2 Televizion)