Mblidhen prova në Ukrainë, Gjykata Ndërkombëtare nis hetimet për krime lufte

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 12:30 | Bota
Mblidhen prova në Ukrainë, Gjykata Ndërkombëtare nis hetimet

Gjykata Ndërkombëtare Penale hapi një hetim për krimet e mundshme të luftës në Ukrainë. Ky është hapi i parë i një procesi që mund të çojë në ngritjen e akuzave kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarëve të tjerë të Kremlinit në Hagë.

Prokurori, Karim Khan, tha se në hetim do të përfshihen shkeljet e raportuara deri më tani dhe çdo krim të ri lufte që mund të pretendohet nga secila palë e konfliktit në çdo pjesë të territorit të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia refuzon kategorikisht hetimin, duke rikujtuar që Rusia nuk është pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

https://a2news.com/2022/02/25/ministri-i-jashtem-ukrainas-rusia-po-sulmon-kopshtet-dhe-jetimoret-jane-krime-lufte/

Ndërkohë, në terren vijon mbledhja e provave që vërtetojnë se ushtria e Moskës ka kryer krime lufte me sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve, duke përdorur madje dhe armë të ndaluara, si bomba thërrmuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos