Operacioni "Baron": 63-vjeçari merr përsipër kokainën, shfajëson efektivin e RENEA

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 16:42 | Aktualitet

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 35 ditë për efektivin e RENEA-s. Ai u arrestua nga operacioni “Baron” bashkë me dy persona të tjerë, të dyshuar për tregtimin e një sasie prej 1 kg e 88 gramë kokainë. Efektivi u shfajësua në gjyq, ndërsa sasinë e drogës e mori përsipër 63-vjeçari, Ded Nimani, i cili do të qëndrojë në burg. I arrestuari i tretë u la në “arrest shtëpie”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos