Media italiane shkruajnë mëngjesin e së martës për finalizimin e një suksesshëm të një operacioni antidrogë gjatë së cilit u arrestuan 37 persona mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe u sekuestruan një sasi e madhe lënde narkotike dhe eurosh.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, në operacion u përfshinë forcat e DIA në Bari dhe autoritetet shqiptare, në bazë të një procedimi të nisur prej muajsh.
Në fund të operacionit u arrestuan 37 persona në të dy vendet, u sekuestruan pasuri me vlerë 4 milionë euro dhe 3.5 tonë marijuanë, kokainë dhe hashash që nëse do të dilnin në treg do të arrinin shifrat e 40 milionë eurove.
Ndërkohë në zonën e Panajasë në Vlorë është sekuestruar një gomone 10 m e gjatë, me motorë të fuqishëm që mendohet se do të përdorej për trafik narkotikësh. Gjithashtu mësohet së në Vlorë janë arrestuar deri tani 7 persona. (A2 Televizion)