“Orteku njerëzor” iu merr jetën 9 personave në festivalin e muzikës

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 21:51 | Bota

Të paktën 9 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi janë shtypur nga turma në një koncert muzikor në Guatemalë.

Me mijëra persona ishin të pranishëm në këtë koncert, i njohur si Xelafer, i cili nuk ishte mbajtur dy vitet e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pjesëmarrësit i përshkruan skenat si horror, ku një “ortek njerëzor” la shumë trupa të shtypur, me frikën se numri i të vdekurve dhe mund të rritet më tej.

Pasi koncerti u mbyll, turma iu drejtua një prej portave, e cila fatkeqësisht ishte e mbyllur, ndërsa pa e kuptuar, njerëzit po shtynin njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos