Osaka triumfon edhe në Australian Open, japonezja tenistja numër 1 në botë

Nga A2 CNN
26 Janar 2019, 13:55 | Sporte të tjera

Ashtu siç ndodhi në Nju Jork gjatë shtatorit të kaluar, Naomi Osaka konfirmohet tenistja më e fortë në botë.

 Japonezja triumfoi me meritë të plotë në Australian Open, turneun e parë sezonal të Grand Slemit.

Suksesi erdhi pas tre seteve përballë çekes Petra Kvitova, e cila luante një finale për herë të parë prej vitit 2014 në Uimbëlldon dhe pas dëmtimit të rëndë në 2016-ën.

Petra Kvitova dhe Naomi Osaka

Me fitimin e titullit, Osaka do të ngjitet edhe në vendin e parë të renditjes botërore për femra, duke u bërë e para aziatike në histori që e realizon diçka të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos