Pacientët me Covid-19, shfaqen pamjet brenda spitalit në Kremona

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 17:07 | Bota

Televizioni italian “La Sette” transmetoi të dielën xhirime të rralla brenda repartit të terapisë intensive, në një spital të Kremonës në veri të Italisë, ku duket stafi mjekësor që trajton pacientët me koronavirus. Programi “PiazzaPulita” që transmetoi materialin, njoftoi se stafi I spitali po punonte pa pushim në kushte tepër të vështira pune.

Spitali është tejmbushur me pacientë qe po trajtohen në dhoma të posaçme për të shmangur përhapjen. Disa prej tyre, të lidhur pas ventilatorëve, shihen të kthyer përmbys për të ndihmuar frymëmarrjen. Deri të premten spitali i Kremonës kishte 148 raste të konfirmuara me koronavirus, 11 prej të cilëve në trajtim intensiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos