Punonjësi i Disneyland në Paris del me koronavirus, por parku nuk mbyllet

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 16:35 | Bota
Punonjësi i Disneyland në Paris del me koronavirus, por parku nuk

Një punonjës mirëmbajtjeje i Disneyland në Paris rezulton i prekur me koronavirus, por pavarësisht kësaj, parku do të qëndrojë i hapur, me vizitorët që ftohen që të përdorin xhel dezinfektues dhe që të qëndrojnë në distancë me njëri-tjetrin në radhë.

Sipas Disneyland, të gjithë ata që kanë pasur kontakt me punonjësin e prekur, po i nënshtrohen kontrolleve.

Gjithashtu, sipas parkut, punëtori i infektuar ka punuar “pas kuintave” dhe nuk ka pasur kontakte me vizitorët.

Ndërkohë, Disneyland në Tokio (Japoni) është mbyllur nga frika e koronavirusit, ndërkohë që parku në Shangai (Kinë) qëndron i mbyllur që nga data 25 janar, por pritet që të hapet pjesërisht së shpejti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos