Përleshje të dhunshme janë regjistruar në protestën që shënonte Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Meksikë. Më shumë se 80 mijë persona kishin dalë në rrugët e kryeqytetit meksikan për të kundërshtuar dhunën ndaj gruas që është rritur në nivele shumë të larta në vend.
Manifestimi nisi paqësisht po disa grupe që kundërshtonin abortin, sulmuan të pranishmit me mjete të forta dhe bomba molotov, krejt papritur. Të maskuar dhe me thirrje naziste, ata dhunuan këdo që u dilte përpara. Policia iu kundërpërgjigj dhunës dhe për pasojë mbi 60 persona mbetën të lënduar.
Tensionet janë në kulmin e tyre në Meksikë dhe gratë kanë paralajmëruar dhe një manifestim të ri kundër dhunës gjinore. Sipas të dhënave zyrtare në Meksikë, të paktën 10 gra vriten çdo ditë.
Muajin e kaluar mijëra gra morën pjesë në një protestë pas vrasjes së dhunshme të një 25-vjeçareja nga partneri i saj. (A2 Televizion)