Revoltë në burgjet italiane pas masave kundër koronavirusit, 6 të dënuar humbin jetën

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 13:22 | Bota

Pezullimi i takimeve me familjarët për shkak të emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi ka hedhur në protestë të dënuarit në 27 burgje të Italisë.

Deri në këto momente raportohet për 6 të dënuar që kanë humbur jetën, 3 prej të cilëve në Modena. Në Pavia, ngjarjet janë përshkallëzuar dhe më tej dhe dy agjentë policie janë marrë peng nga të burgosurit.

Në Foggia dhjetëra të dënuar dolën nga qelitë e tyre për t’u ndaluar më pas nga autoritetet. Në burgun e Bebibbias në Romë, një infermiere mbeti e plagosur pas sulmit të një të dënuari.

Një revoltë e madhe shpërtheu dhe në burgun e Milanos, ku të burgosurit hipën në çatinë e ndërtesës nga ku kërkonin liri. Situata e tensionuar u qetësua përkohësisht pas ndërhyrjes së policisë së burgjeve. Aktualisht janë mbyllur të gjitha rrugët që të çojnë në këtë burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos