Konflikti politik ndërmjet mazhorancës dhe opozitës u reflektua që në vendimet e para që mori parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Ndonëse ishte parashikuar një seancë rutinë ku do të miratoheshin anëtarët e organeve drejtuesit, parlamentarët dëshmuan tensionin që ekziston ndërmjet shumicës dhe opozitës.
Shkak i këtij debati u bë ndarja e deputetëve nëpër komisione parlamentare ku katër deputetët e LSI nuk ishin regjistruar. PS kërkoi tejkalimin e kësaj pike të rendit të ditës, ndërsa opozita shtyrjen e seancës. Si zgjedhje u gjet votimi dhe socialistët treguan supermacinë e tyre në sallë.
Kjo bëri që legjislatura e 10 e Kuvendit të Shqipërisë të shënonte braktisjen e parë të sallës. PD mori vendimin për t’u larguar, vendim të cilin e ndoqi edhe Sali Berisha ku pak më herë kishte dorëzuar kërkesën në Kuvend duke deklaruar se ishte pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Opozita në parlament ishte e ndarë në aksionin e tyre. Largimin nga salla nuk e ndoqi LSI e cila qëndroi në sallë. Ndërsa deputetët e dalë nga lista e PD-së ishin të unifikuar, ku tashmë nga koalicioni PD-AN janë krijuar zyrtarisht tre grupe parlamentare.
Një i Partisë Demokratiken ndërsa tjetri është Grupi Aleanca për Ndryshim me në krye Fatmir Mediu. Grupi i tretë opozitar kryesohet nga Mesila Doda dhe në përbërje ka tre deputetët e PDIU-së së bashku me katër deputetë të huazuar nga PD-ja. (A2 Televizion)