Reshjet e natës dhe mëngjesit të sotëm kanë rikthyer përmbytjet në pothuajse të gjitha rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit.
Kryqëzimi pranë stadiumit "Niko Dovana", rruga pranë shëtitores "Taulantia", rrethrrotullimi pranë Stacionit të Trenit, janë disa prej akseve më problematike, të cilat gjenden nën ujë që prej mbrëmjes së kaluar.
Uji ka vërshuar edhe në trotuarë, duke rikthyer pamjen e përhershme sa here ka reshje në qytetin bregdetar, pavarësisht stinës në të cilën ndodhemi. (A2 Televizion)