Arrestohen në Rinas shqiptari i dënuar për vjedhje dhe turku i akuzuar për mashtrim

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 11:16 | Kronikë

Arrestohen në Rinas shqiptari i dënuar për vjedhje dhe turku i

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.

Në dalje të Shqipërisë është arrestuar shtetasi turk Enes Uguz, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi akuzohet për mashtrim gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare.

Ndaj tij, Gjykata Penale e Shkallës së Parë nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhër arresti më 31 korrik 2026. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Ndërkohë, në hyrje të vendit është kapur Edison Vukaj, 27 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas Policisë, arrestimet u realizuan në kuadër të kontrolleve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos