Protesta për Teatrin, lirohen të ndaluarit e së dielës

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 22:22 | Aktualitet
Protesta për Teatrin, lirohen të ndaluarit e së dielës

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 8 personat e arrestuar të dielën për përplasjet me policinë gjatë prishjes së godinës së Teatrit Kombëtare.

Ata akuzohen për “kundërshtim me forcë të punonjësit të policisë” dhe “pjesëmarrje në grumbullim të jashtëligjshëm”. Për dy persona u caktua masa “arrest shtëpie” me afat 14 ditor, kohë gjatë së cilës do të kryhen veprime hetimore për të faktuar pretendimet e prokurorisë.

Ndërsa gjashtë të tjerët, mes të cilëve edhe kreu i lëvizjes Vetëvendosja për Shqipërinë, Bojken Abazi, do të hetohen në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Ndonëse dha masa të lehta, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e aktivistëve. Arrestimi i aktivistëve të Vetëvendosjes bëri që mbështetës të tyre të qëndronin për disa orë pranë godinës së gjykatës, me pankarta në duar dhe thirrje për lirimin të miqve të tyre.

Përveç thirrjeve, ata përcollën edhe deklarata të lëvizjes mëmë në Kosovë. “Ndalimi i Abazit shpresojmë mos të jetë hakmarrje e ndonjë idhnaku që mban inat për prishje të pazareve me Vucic”, deklaruan ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos