
Deputetja Rudina Hajdari, që drejton grupin parlamentar demokrat të opozitës në Kuvend, i kërkoi Kryeministrit Rama ta tërheqë paketën anti-shpifje dhe të dëgjojë këshillat e OSBE-së dhe Bashkimit Europian mbi këto nisma ligjore.
“Me këtë paketë, Rama po tenton të mbysë demokracinë në vend”, tha Hajdari.
“Edi Rama vazhdon të sulmojë me të gjitha mënyrat e mundshme, të gjithë aktorët kontrollues dhe kritikues ndaj tij. Kërkon të mbysë të gjitha zërat që shfaqin kundërshtinë me të gjitha mundësitë që ai ka në dorë për të mbytur zërin e lirë dhe demokratik në vend. Rama opozitën e ka kthyer në një spektator me rastin e paketës anti-shpifje. Ai vazhdon të abuzojë me pushtetin dhe të mbysë demokracinë në vend. Ai tani i ka shpallur luftë të gjitha mediave. Duhet që Rama ta tërheqë menjëherë këtë paketë dhe të marrë parasysh rekomandimet e OSBE dhe BE”, u shpreh Hajdari. (A2 Televizion)