
Lumir Abdixhikun është zgjedhur me 192 vota si kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga udhëheqja e partisë.
Në garë për kreun e LDK-së, ishin edhe dy kandidatë të tjerë, nënkryetari Lutfi Haziri si dhe anëtari i kryesisë Besian Mustafa.
Lidhja Demokratike e Kosovës është drejtuar më herët nga Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. (A2 Televizion)