Pamje surreale! Përmbytet aeroporti i Frankfurtit në Gjermani (VIDEO)

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 18:36 | Bota
Pamje surreale! Përmbytet aeroporti i Frankfurtit në Gjermani (VIDEO)

Ujërat e rrëmbyeshëm në Gjermani kanë përmbytur aeroportin e Frankfurtit, ndërsa janë anuluar dhjetëra fluturime brenda dhe jashtë vendit.  Gjithsej 90 fluturime janë anuluar e ndërsa 34 avionë nuk kanë arritur të ngrihen para mesnatës. Pasagjerët që nuk mundën të fluturonin e kanë kaluar natën në aeroport dhe disa të tjerë në hotel.

Pamjet e regjistruara duken surrele, ku shihet uji që vërshon në ambientet e brendshme të Aeroportit.

Në Gelsenkirchen, një qytet në Ruhr në Gjermaninë perëndimore, uji arriti në një metër në disa rrugë. Ekipet e shpëtimit vazhduan sot në mëngjes operacionet për të ndihmuar të prekurit nga moti i keq. (A2 Televizion)

https://youtu.be/u7XoeEYTQno

A2 CNN Livestream

Latest Videos