Pandemia në Itali, bien viktimat, shtohen rastet

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 17:49 | Bota
Pandemia në Itali, bien viktimat, shtohen rastet

Bilanci italian i pandemisë sot ka treguar të dhëna në kundërshtim me njëra-tjetrën. Nga njëra anë janë rritur rastet e të infektuarve, 36176 kundër 34282 të 24 orëve më parë, por numri i viktimave ka pësuar fatmirësisht rënie të dukshme, 653 nga 753 të ditës së kaluar.

Në rënie edhe raporti i rëndësishëm pozitivitete/tamponë, që tashmë është 14.4%. Janë rreth 17 mijë të shëruarit e rinj, dhe rreth 500 mijë ato në total.

Lombardia mbetet rajoni dukshëm më i goditur me 7453 raste, e ndjekur nga Piemonte me 5349 Veneto (3753) dhe Kampanja (3334).   

Ndërkohë, me dy viktimat e fundit të regjistruara natën e kaluar, janë 202 mjekët që kanë ndërruar jetë nga fillimi i pandemisë në Itali.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos