
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi së gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, nga 2142 testime të kryera.
Tjetër lajm i mirë që vjen nga Kosova është se nuk ka pasur sërish asnjë viktimë nga koronavirusi ndërkohë që 1390 doza vaksinë janë aplikuar.
Që nga muaji mars, kur nisi fushata e imunizimit e deri më 25 dhjetor, në Kosovë janë imunizuar 780,024 qytetarë me dy doza të vaksinës.
Ndërkaq, që prej fillimit të dhjetorit, personat mbi 18 vjeç mund të marrin edhe dozat përforcuese dhe ato të treta të vaksinës. (A2 Televizion)