Pandemia në rajon, të dhëna pozitive në Kosovë, ulen rastet e shtohen të shëruarit

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 11:10 | Ballkani
Pandemia në rajon, të dhëna pozitive në Kosovë, ulen

Kosova vijon të raportojë shifra pozitive lidhur me pandeminë e Covid-19. Vetëm 7 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit, ndërsa të shëruarit ishin 22.

Në total Kosova numëron 806 të prekur dhe 22 viktima nga koronavirusi i ri. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha përmes një postimi në rrjetet sociale se kjo është e katërta ditë me rezultate pozitive. Nuk mund te thuhet e njëjta gjë për Maqedoninë e Veriut, e cila raporton thuajse çdo ditë jetë të humbura.

https://a2news.com/2020/04/28/kriza-ne-ballkanin-perendimor-be-tjeter-pakete-ndihmash-per-rajonin/

4 viktima të tjera u shënuan në 24 orë, duke e çuar totalin në 77 vdekje dhe mbi 1400 të infektuar. Në Serbi rastet me COVID-19 janë mbi 9 mijë ndërsa viktimat, 179. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos