
Në Kosovë u shënua viktima e 28 nga koronavirusi. Gjithsesi Kosova ruan ecurinë pozitive për sa i përket pandemisë së COVID-19.
Vetëm 1 rast i ri u regjistrua, duke e çuar në 861 numrin e personave të prekur, ndërsa kanë arritur të shërohen nga ky virus mbi 561 persona.
Maqedonia e Veriut zbut dhe më tej masat kufizuese, duke nisur nga sot, do të zgjatet koha e lejuar për daljen e qytetarëve. Gjithashtu baret dhe restorantet do të rihapen me 3 faza. Ky shtet ka një bilanc të hidhur me 90 viktima dhe mbi 1500 të prekur.
Edhe Serbia lehtëson më tej masat kufizuese duke lejuar të gjithë qytetarët në Beograd dhe Nish të përdorin transportin publik. Covid-19 u ka marrë jetën 209 personave dhe ka prekur mbi 9900 qytetarë. (A2 Televizion)