Rrëzohet një helikopter i Ministrisë së Brendshme në Shkup

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 13:05 | Ballkani
Rrëzohet një helikopter i Ministrisë së Brendshme në

Një incident ajror është regjistruar ditën e hënë në aeroportin e Shkupit, ku raportohet për rrëzimin e një helikopteri të përdorur nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve paraprake në momentin e rrëzimit në helikopter ishin 5 persona dhe fatmirësisht vetëm njëri prej tyre ka marrë plagë të lehta.

Mësohet se helikopteri ishte ulur në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar, ndërkohë që era e fortë nuk e ka lejuar të ngrihet dhe për këtë arsye është përplasur në tokë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses të cilët kanë vënë në kontroll situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos