Pandemia në SHBA, Covid-19 i merr jetën ligjvënësit 41-vjeçar

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 13:31 | Bota
Pandemia në SHBA, Covid-19 i merr jetën ligjvënësit

Një ligjvënës i sapozgjedhur në Shtetet e Bashkuara humbi jetën nga koronavirusi në moshën 41-vjeçare. Republikani Luke Letlow, bëhet pjesëtari i parë i Kongresit që vdes si pasojë e sëmundjes.

Ai ishte zgjedhur si përfaqësues i distriktit të 5-të të Luizianës dhe pritej të betohej të dielën. Letlow njoftoi në 18 dhjetor se kishte rezultuar pozitiv me koronaviurs, dhe një ditë më vonë u shtrua në spital.

Gjendja e tij u përkeqësua shpejt dhe më 23 dhjetor u transferua në terapi intensive, ku edhe vdiq ditën e martë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos