Argjentina ka miratuar një projektligj që lejon legalizimin e abortit në një votim historik, i parë si një fitore e madhe për mbrojtësit e të drejtave të abortit në një popull me shumicë katolike.
Senati i një prej vendeve më me ndikim në Amerikën Latine, votoi me 38 vota pro, 29 kundër, dhe 1 abstenim.
Turma masive të aktivistëve për të drejtat e abortit, dhe aktivistë kundër abortit u mblodhën jashtë Pallatit të Kongresit Kombëtar Argjentinas për të pritur rezultatet, të cilat erdhën në orët e para të mëngjesit pas një debati të gjatë. Mbështetësit e projektligjit e përshëndetën lajmin me brohoritje të forta dhe, në disa raste, lot gëzimi.
Gabriela Giacomelli, dy motrat e së cilës kishin kryer aborte të paligjshme, e cilësoi skenën "shumë emocionuese".
"Ne kemi luftuar për vite me radhë", tha Giacomelli. "Unë i shoh të rinjtë tani, megjithëse shpresoj se ata kurrë nuk do të duhet të abortojnë, por nëse e bëjnë, tani ata mund ta bëjnë atë në mënyrë të sigurt."
Argjentina ka pasur disa nga ligjet më strikte kundër abortit në botë, duke e lejuar atë vetëm kur rrezikonte jetën e nënës ose vinte pas një përdhunimi.
Ndërkaq, Kisha Katolike, e ka kundërshtuar ligjin dhe iu ka bërë apel senatorëve që ta refuzojnë atë. (A2 Televizion)