Pandemia, pozitiv ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 22:17 | Politikë
Pandemia, pozitiv ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka rezultuar pozitivë nga COVID-19. Lajmin e bën të ditur vetë ministri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, ishin fjalët e Klosit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos